Krishtlindjet po festohen në mënyra të ndryshme, duke bërë të mundur që shumë familje të mblidhen e të gëzojnë së bashku dhe pikërisht këtë gjë bëri Scott Disick këtë vit.
35-vjeçari i kaloi pushimet e fundjavës në Kankun bashkë me tre fëmijët, nënën e tyre Kourtney Kardashian dhe të dashurën e tij 20-vjeçare, Sofia Richie.
Kourtney dhe Sofia duket se po e shijonin shoqërinë e njëra-tjetrës, ndërsa u panë duke biseduar dhe buzëqeshur me telefonin e 39-vjeçares Kardashian.
Marrëdhënia e tyre ka pasur ulje dhe ngritje, Scott dhe Sofia janë më afër se kurrë.
“Pavarësisht krenarisë së të gjithëve atyre! Kjo është dashuri! Fëmijët e tu mbi gjithçka”, shkruan Khloe në “Twitter” lidhur me këtë bashkim.
Të dyja dukeshin shumë sensuale me bikinit që kishin zgjedhur, ndërsa më vonë e gjithë familja shijoi darkën në një restorant. Scott Disick në postimin e fotot ku shfaqeshin të tre shkroi: “Çfarë do të kërkonte më shumë një mashkull?”. Burimi: Daily Mail
Burimi: Daily Mail