Vetëm para pak ditësh Roza Lati lajmëroi që ka marrë zyrtarisht pushimet por mesa duket, moderatoren e njohur nuk po e lënë rehat. Persona anonimë kanë përdorur emrin e saj për të hapur adresa të rreme dhe për të nxjerrë aty lajmërire për konkurse bebesh, dhurata, apo edhe organizime udhëtimesh e kjo gjë e ka acaruar shumë Rozën. Ajo ka bërë dy statuse në rrjetin e saj social Facebook ku ka sqaruar njëherë e mirë miqtë e saj se ajo adresë është e rremë, i ka quajtuar kalamaj parazit dhe është shprehur se do të shkojë edhe në gjyq madje, pasi i di mirë këto punë me ligjet.
Ja postimet e Rozës: