INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I hedhin në llogari 1.1 milionë dollarë gabimisht, ja çfarë ndodhi më pas

I hedhin në llogari 1.1 milionë dollarë gabimisht, ja çfarë ndodhi më pas

Publikuar më: 15:01 22-07-2018

Ellen Fleming, një 26-vjeçare amerikane Boston, pak ditë më parë mori një telefonatë nga një konsulent financiar i TD Ameritrade, ku ishte kliente, i cili i tha se në llogarinë e saj ishin depozituar 1.1 milionë dollarë, pas një kontrolli ajo vërtetoi se kjo gjë ishte e vërtetë... wow milionere. 

“Fantastike! Mund të lë punën dhe të bëjë çfarë të dua”, mendoi fillimisht e reja.

Por ndërgjegjja nuk e la të qetë, kështu që ajo ritelefonoi bankën, për ti thënë se shuma në llogarinë e saj ishte dërguar gabimisht.

Pas verifikimeve të kryera konsulenti financiar i tha se paratë ishin destinuar për një tjetër kliente, e cila ka të njëjtin emër por që banim në Florida, shkruan noa.al.

“Të qenit milionere ishte një ëndërr e bërë realitet, por që zgjati vetëm 10 minuta”, tha e reja për mediat amerikane.

Article Logic
Execution time: 0.0026230812072754