5 vite më parë Vilma Dule nga Vlora u dëmtua me acid në pjesën e fytyrës dhe trupit. Edhe pse pësoi dëmtime të rënda ajo nuk u dorëzua kurrë. Vilma nuk u mbyll në shtëpi të qante për fatin e saj, po u shndërrua në një femër të fortë, guximtare dhe burim frymëzimi për shumë vajza të reja.
27 vjeçarja tregoi fytyrën pas dëmtimit si dhe hap pas hapi dokumentoi procesin e shërimit, i cili vijon ende. Ditën e djeshme një koment i bërë në një prej fotove të saj në Instagram, duket se e ka nxehur tej mase Vilmën.
Komentuesja e pyeste se çfarë bëri për të merituar këtë "dënim".
Më konkretisht, ajo shkruan:
Mund të ma shpjegosh pse të hodhën acid? Bëre ndonjë gjë që s’duhej apo jo?".
E indinjuar nga kjo pyetje, Vilma i kthehet:
Nuk e kuptoj logjikën e pyetjes tënde. Sipas mendimit tënd, cili veprim i keq i imi do justifikonte këtë krim të tmerrshëm? Nëse do të dije arsyen e sulmit do ta justifikoje hedhjen e acidit ndaj meje?"
Siç duket, kjo histori tashmë është hedhur pas krahëve nga e reja, e cila vijon jetën tepër e lumtur.