Pas sulmit që një studente i bëri rektorit Adem Bekteshi me bojë në Universitetin e Shkodërs, këshilli i Etikës i Universitetit ka marrë masë disiplinore ndaj saj.
Studentja Pranvera Paçi është pezulluar deri në fundin e vitit akademik. Pas aktit të ndodhur më 10 maj të këtij viti, studentja është e detyruar të përsërisë vitin akademik për shkak se nuk do të lejohet të hyjë në provimet e fundvitit.
''Veprimi i saj u pa sa provokativ, aq edhe denigrues për veprimtarinë e organit që vlerëson çështjet që cenojnë dhe bien në kundërshtim me rregullat e Etikës së Universitetit'', thuhet në dokumentin e Këshillit të Etikës, shkruan Syri.net.