INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I hodhi bojë Ramës, Paloka nuk bën prapa: E kisha mirëmenduar, më ndihmoi zoti që ia hodha në gojë

I hodhi bojë Ramës, Paloka nuk bën prapa: E kisha mirëmenduar, më ndihmoi zoti që ia hodha në gojë

Publikuar më: 22:47 14-02-2019

Nënkryetari i Parlamentit, Edi Paloka, i cili i hodhi bojë kryeministrit Edi Rama gjatë seancës parlamentare sot, tha se ai e kishte menduar mirë këtë veprim dhe e quajti të drejtë.

Nga Garda u tha se po hetohet pasi dyshohet për ndonjë lëndë helmuese, por Paloka konfirmoi se ishte bojë stilografi. Në emisionin “Opinion”, nënkryetari i PD-së tha se “Zoti e ndihmoi” që ia hodhi bojën “tamam në gojën e qelbur”.

“Heton Garda, se si heton garda e dinë këta, për lëndë kimike, helmuese. Ka qenë solucion bojë, dhe ka qenë e mirëmenduar. Më ndihmoi edhe zoti që ia hodha tamam në gojën e qelbur, të një kryeministri që fyen të gjithë, i fyen shqiptarët. E kisha mirëmenduar, madje isha përgatitur mirë prej një jave madje. Por nuk do e bëja nëse nuk do fyente”, u shpreh Edi Paloka.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939