INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I iku policisë, Noizy çudit me deklaratën e tij

I iku policisë, Noizy çudit me deklaratën e tij

Publikuar më: 15:12 18-12-2016

Lajmi që Noizy është ndaluar nga efektivët e policisë, mori dhenë. Reperi 30 vjeçar mësohet se është ndaluar nga policia duke ecur pa leje drejtimi si dhe automjeti i tij kishte gjoba të papaguara. Në këto kushte uniformat blu e kanë urdhëruar që ta shoqërojnë në komisariat, mirëpo Noizy nuk është bindur dhe ëshët larguar. Policia është vënë në ndjekje të tij, kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në polici dhe do ndiqet i lirë për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Pas gjithë kësaj ngjarje e cila duket si një film aksion, nuk mund të mos mungonte edhe reagimi i reperit. I kontaktuar nga Revista Ëho, Noizy është përgjigjur se ndodhet në Itali dhe nuk është në dijeni të kësaj çfarë ka ndodhur.

“Nuk e di për çfarë bëhet fjalë. Jam në Itali për momentin. Kam qenë këtu dhe mbrëmë, dhe kam që nga mosha 17 vjeçare që nuk i arratisem policisë. Vetëm atëhere i ikja policisë”, tha Noizy. 

Article Logic
Execution time: 0.0042088031768799