Muaji i mjaltit ashtu siç e ka edhe emrin duket se po kalon në mënyrën më të ëmbël të mundshme për Afërdita Dreshaj dhe për bashkëshortin e saj Jakub Kindl.
Me postimet në Instagram na kanë treguar destinacionet e ndryshme ekzotike që kanë vizituar në këto ditë të nxehta vere ndërsa së fundmi ka qenë Afërdita e cila ka postuar një foto super shik të bashkëshortit të saj Jakub.
I veshur me një smoking të zi, bukuroshi Jakub duket të shkëlqejë ndërsa partnerja e tij ka shkruar në foto: “I imi përgjithmonë”.
Afërdita bën mirë që mendon kështu! Fundja një mashkull si Jakubi kushedi se sa shumë femra e ëndërrojnë.../intv.al/