Këngëtari i njohur Troy Sneed nuk ka mundur dot që t’i shpëtojë koronavirusit. Ai fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare ditën e djeshme në spitalin e Floridës.
Troy Sneed është i njohur për harmonizimin e këngës së famshme “Hallelujah”.
Fillimet e karrierës së tij kanë nisur duke kënduar ungjillin me Korin Masiv të Gjeorgjisë. Ai gjithashtu u shfaq me korin në filmin “The Preacher’s Wife”, duke interpretuar bashkë me Whitney Houston dhe Denzel Washington.
Sneed ndihmoi në formimin e “Youth For Christ”, e cila përbëhej nga anëtarë midis moshës 12 dhe 18 vjeç nga Kori Masiv i Gjeorgjisë. Sneed fitoi një nominim në ‘Grammy Awards’ për punën e tij në albumin “Youth For Christ” në vitin 1999.
Ai shërbeu si një prodhues muzikor në këngën e famshme “The Struggle Ended” të Youth For Christ, që u ngjit në vendin e parë në listën e këngëve më të mira ungjillore, në Billboard në vitin 2006.