INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I izoluar prej dëborës, 68-vjeçari i sëmurë transportohet me helikopter në spitalin e Shkodrës

I izoluar prej dëborës, 68-vjeçari i sëmurë transportohet me helikopter në spitalin e Shkodrës

Publikuar më: 18:47 16-01-2019

Një 68-vjeçar nga fshati Lepushë i zonës së Kelmendit prej dy ditësh, teksa vuante nga dhimbjet akute në bark, ishte bllokuar në banesën e tij pa pasur mundësi për t’iu drejtuar spitalit. Fatmirësisht ai është transportuar këtë të mërkurë në spitalin rajonal të Shkodrës nga ekipi mjekësor i Qendrës Kombëtare i Urgjencave Mjekësore dhe atij pilot nga NJTMH.

68-vjecari me inicialet D.P kishte dy ditë me dhimbje akute në bark, të paraqitur në formën e sulmeve të gulçeve të zgjatura. Ishte pikërisht rreziku i përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore që solli mobilizimin e ekipit mjekësor të QKUM-së dhe NJTMH-së. Momentalisht, i sëmuri mësohet se është duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndihma mjekësore në zonat malore dhe të bllokuara nga dëbora sikurse kuptohet vazhdon, pasi akset nga ngricat paraqiten të vështira për t’u përshkuar nga banorët.

Article Logic
Execution time: 0.0035140514373779