Ai ka qenë edhe banor i “Big Brother Albania 2” dhe më pas kaloi në botën e televizionit si moderator. Së fundmi nuk e shohim në ekran por vazhdon të jetë moderator në radio. Bëhet fjalë për Arjon Muça, i cili ishte i ftuar në ‘Pop Culture’, kuka folur për jetën dhe projektet e tij. I pyetur nga Dojna Mema nëse i kanë ofruar para për të kryer marrëdhënie seksuale dhe përgjigja ka qenë mjaft e shpejtë.
“Po në moshën 24 vjeçe me kanë ofruar 100 milionë për një natë, por unë nuk kam pranuar.", u shpreh Arjoni duke vazhduar se mund te zgjidhte një makinë me këtë shumë parash. Në media shumë komentues nuk e besuan por kështu u shpreh moderatori dhe nuk e shpiku askush./intv.al/