Këngëtari Butrint Imeri, ka publikuar dje këngën e tij më të re, me titull “Hajt Hajt”, që mesa duket do të jetë pjesë e hiteve verore, në tregun muzikor shqiptar. Kjo këngë mezi pritej nga fansat e tij pasi pjesë e video klipit është bërë edhe moderatorja Kiara Tito dhe në vetëm 3 ditë nga publikimi, “Hajt Hajt” numëron mbi 2.5 milion klikime.
Në një foto të postuar në rrjetin social Instagram, Imeri shihet tepër entuziast dhe ka shkruar përshkrimin: “2 milion per 2 dite, qysh mos me kesh? :)”.
Sigurisht që komentet e fansave ishin të shumtë dhe njëri prej tyre i ka shkruar: “Kto jon rrena o bro”.
Butrinti jo vetëm që iu përgjigj atij, por ia ktheu në mënyrën më epike të mundshme duke i thënë: E pse po t’vje inati? (fut zërin e Milaim Zekës).
Nëse se kuptoni batutën e Butrintit, mjafton të shihni këtë video në minutën 01:25 dhe do e keni më të lehtë. Ky koment u pëlqye shumë nga fansat e këngëtari dhe ai sapo na tregoi që ka nivel të lartë humori.