Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandarë e jona dhe duhet ta pranojmë që na marrin një pjesë të mirë të kohës gjatë ditës. Facebook, Instagram, SnapChat, Tinder, Tumblr,Tëitter etj, kanë “fiksuar” të rinjtë dhe jo vetëm, në të gjithë botën. Me siguri nëse do na duhej të zgjidhnim të preferuarin tonë, dy rivalizuesit do ishin Instagram ose SnapChat, por një aplikacion i ri është trendi i momentit.
Ai u bë viral, duke ‘thyer’ internetin vetëm pak muaj më parë. Është fjala për aplikacionin Sarahah, i cili së fundmi është kthyer në një ‘fiksim’ edhe për të rinjtë shqiptarë dhe jo vetëm.
Aplikacioni është media më e re sociale, e cila konsiston në dërgimin dhe marrjen e komenteve anonime. Kjo platformë e krijuar në Arabinë Saudite ka rreth 240 milion llogari të regjistruara dhe si aplikacion u bë i njohur në fillim të shkurtit të këtij vit e në listën e shkarkimeve App Store dhe Play Store në muajin korrik.
Kohët e fundit ky aplikacion ka gjetur një përdorim mjaft të gjerë edhe në mesin e të rinjve shqiptarë, megjithatë SHBA mbetet vendi kryesor ku ky rrjet social u ngrit shpejt në vendin e parë sa i përket mediave sociale më të përdorura.
Të komentuarit anonim e bën atë më intrigant dhe të pëlqyer...