Çifti shumë i ndjekur dhe i pëlqyer nga publiku shqiptar e turk, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman ishin të ftuar në një emision në televizionin turk Kanal D.
Çifti treguan si po e kalojnë karantinën dhe Almeda u ankua paksa për bashkëshortin duke u shprehur se ai gjithë ditën luan në playstation.
“Tolgahan luan gjithë ditën playstation, e kuptova që nuk heq dorë dhe ndava katet”, tregoi Almeda duke qeshur.
Tolgahan e mbrojti veten duke thënë: “Ka shumë vende në shtëpi ku mund të qëndrosh”.
Aktori tregoi se Almeda e mban shtëpinë shumë të rregullt dhe të pastër ndërsa Almeda u shpreh se i shoqi është shumë rrëmujaxhi.
“Tolga është kaq rrëmujaxhi. E provon një bluzë dhe e lë aty”, tha bukuroshja shqiptare duke treguar kështu se edhe ata janë si të gjithë çiftet e tjerë që grinden për gjëra të vogla.