Sulmuesi Jasir Asani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares në kualifikueset e “Europianit Gjermani 2024”. Emri i tij është shndërruar në më të lakuarin në botën e futbollit. Së fundmi 28-vjeçari nga Maqedonia e Veriut ka dhënë një intervistë për emisionin “Më lër të flas”.
I cilësuar si një ndër futbollistët më të mirë të kombëtares, Asani tregon vështirësitë që ka kaluar për tu bërë pjesë e futbollit. Ai ka rrëfyer momentin e parë kur i erdhi telefonata për të qenë pjesë e Kombëtares teksa shprehet se nuk e ka menduar dy herë.
Gjithashtu në këtë intervistë, Asani ka thyer zemrat e shumë prej vajzave shqiptare kur ka treguar se aktualisht ai është në një marrëdhënie dashurie.
Pjesë nga intervista:
Po jeta personale? Na trego i çik o vëlla, të bëjmë muhabet çunash.
E do në Kore apo në Tiranë? Se në Tiranë s’kemi, jemi në grumbullim, nuk ke ç’të bësh
Ta morën frymën? Nuk ke kohë fare?
Për Zotin nuk kam fare kohë
Ta çojmë te “Për’puthen”
Jo. Është emision i mirë, por jo
Nuk ke kohë fare në Tiranë, domethënë që të flasësh me ndonjërën?
Nuk kam kohë, plus me këto ndeshje nuk ka qenë rëndësia me dalë
Të shkruajnë këto nxitëset e tifozëve? Kush të shkruan?
Gjithë Shqipëria
Po Rama të ka shkruar?
Rama jo, po njerëz pak më poshtë Ramës po!
Mirë po vajzat të shkruajnë këto tifozet e zjarrta?
Po më shkruajnë, po është pak e vështirë sepse unë kam edhe të dashur edhe nuk kthej shumë mesazhe.