INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I ka shpëtuar dhe një tjetër ATENTATI, kush është 42 vjeçari i plagosur në Vlorë

I ka shpëtuar dhe një tjetër ATENTATI, kush është 42 vjeçari i plagosur në Vlorë

Publikuar më: 14:14 17-02-2019

Një atentat ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Vlorë, ku kanë mbetur të vdekur dy persona dhe është plagosur një tjetër.

Viktimat janë Aurest Rexho dhe Arjan Hasani. Ndërsa i plagosur ka mbetur Armando Sulejmani, 42 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës.

Sulejmani është një emër i njohur për policinë pasi në vitin 2016 i ka shpëtuar një tjetër atentati, teksa hynte në banesën e tij në lagjen Pavarësia", ku i shpëtoi 11 plumbave duke e kapur vetëm njëri prej tyre. 

Asokohe Sulejmani sapo kishte dalë nga burgu. Ai ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt. Në vitin 2002 Sulejmani u dënua me 20 vite burg për akuzën e vrasjes.
Ai njihet ndryshe dhe me nofkën “Çipuri” dhe dyshohet se ka qenë anëtari bandës së Gaxhait.

Balkanweb raporton se Sulejmani ka qenë sot në makinë me kunatin e tij Aurest Rexho dhe shokut Arjan Hasani i njohur me nofkën “Lani”.

Article Logic
Execution time: 0.0034558773040771