Prej muajsh tashmë Elvana Gjata është larguar dhe nuk është më aktive në rrjetet sociale dhe jeta publike në Tiranë. Asnjë gjurme prej saj nuk kemi që kur ndodhi krimi në zonën e ish bllokut, në të cilën u përfshi dhe i fejuari i këngëtares Ervin Mata.
Menjëherë pas ngjarjes ajo bllokoi komentet në Instagram dhe më pas vendosi që ta mbyllte llogarinë e saj për dy javë.
Ajo me pas u rikthye në rrjetet sociale, por gjithmonë ka qëndruar në heshtje dhe nuk ka postuar asgjë. Ishte miku i saj i ngushtë, aktori Ermal Mamaqi që publikoi një foto vetëm para pak kohësh dhe përmendi Elvanën, duke na lajmëruar që ata po përgatiten për filmin që do të sjellin së shpejti.
Mesa duket Elvana Gjata e përdor Instagramin e saj, por në fshehtësi, pa publikuar diçka. Ajo është shfaqur sërish dhe ka bërë follow reperen e njohur Rina Balaj, edhe pse kjo e fundut ende nuk e ndjek.
Ky veprim na bëri pak lëmsh duke menduar nëse është vërtet Elvana Gjata dhe po e përdor në fshehtësi Instagramin apo ia kanë hakuar? Nuk na ngelet gjë tjetër përveçse të presim rikthimin e vërtetë të këngëtares, e cila na ka munguar.