Partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha, është mjaft aktive në rrjetet sociale. Edhe tani që është bërë nënë për herë të parë, ajo gjen kohë për fansat e saj. Madje së fundmi, ajo ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit e shumtë.
Mes pyetjeve të shumta që ka marrë, sigurisht që nuk kanë munguar ato në lidhje me planet për rritjen e familjes, për një fëmijë të dytë. “Fëmija i dytë, vajzë apo djalë”, ishte pyetja që i bëri dikush.
Edhe pse solli në jetë një vajzë vetëm pak muaj më parë, sërish përgjigja e Hoxhës ishte “vajzë”. Pra ajo dëshiron një motër më të vogël për Poem Blu.
Por përveç pyetjeve rreth mëmësisë, Sara u komentua edhe për pamjen e jashtme dhe pikërisht për tiparet që ka.
“I ke bërë buzët si b*th majmuni, urime!”, i shkroi një ndjekëse, së cilës me Sara iu përgjigj me shumë sportivitet: “Nuk i kam bërë, por faleminderit!”.