Andi ka munguar këto ditë në "Përputhen", por Tea i vazhdon komunikimet me të. Madje konkurrentja tha dy puntata më parë se Andi ka hatërmbetje me produksionin prandaj refuzon të komunikojë me ta.
Së fundmi, ndjekësit e kanë pyetur Tean në Instagram se cila është biseda e fundit që ka me Andin në Whatsapp dhe ajo nuk ka ngurruar ta publikojë.
Në bisedën e publikuar, shihet se Tea i kërkon Andit “t’i flasë Eminit”, i cili me gjasë është mërzitur nga mungesa e tij.
"Foli Eminit Andi, i ke thyer zemrën", i shkruan Tea. "Do i flas pastaj pz", ia kthen Andi.
Kujtojmë që Tea ka deklaruar se nëse Andi nuk vendos të rikthehet në emision, ajo do të largohet.'