INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I keni hedhur farat e shalqirit, keni gabuar keq. Ja cilat sëmundje shërojnë

I keni hedhur farat e shalqirit, keni gabuar keq. Ja cilat sëmundje shërojnë

Publikuar më: 15:27 19-06-2017

Farat e ziera të shalqirit janë shtesë e shëndetshme në ushqim. Efekti i tyre dallohet në pjesët më të rëndësishme në trup. Ja disa nga vetitë e farave të ziera të shalqirit

DO TA PËRMIRËSONI TRETJEN

Këto fara janë të pasura me fibra, kështu që janë ideale për të gjithë ata që vuajnë nga kapsllëku. Kështu, veprojnë mirë si nga brenda po ashtu edhe për jashtë, shërojnë komplikimet që i hasim në banjë.

DO T'I PASTRONI VESHKAT

Shalqiri është një diuretik i hatashëm. Shkaku i kësaj, do t'i pastroni veshkat. Kjo ndodh pasi eliminoni pjesën më të madhe të substancave të dëmshme në veshka. Mos harroni se veshkat kanë funksione të rëndësishme për tretjen. Veshkat i pastroni përmes urinës.

NUK DO TË KENI NEVOJË PËR PIJE ENERGJIKE

Farat e shalqirit kanë vlerë të lartë ushqyese. Kjo është një nga arsyet pse rekomandohen gjatë verës, pasi energjia bie si pasojë e nxehtësisë.

DO TË PËRKUJDESENI PËR ZEMRËN

Këtu ndërhyn përbërësi argjininë. Ky është një aminoacid që rregullon shtypjen e gjakut. Për më shumë, zgjeron arteriet, që lejon qarkullimin e lirë të gjakut, duke parandaluar sulmin në zemër dhe në tru.

JANË ANTIDEPRESANTË NATYRALË

Lëngu i përgatitur nga farat e shalqirit është i pasur me vitamina të grupit B. Kështu e sintetizojnë serotoninën, hormonin e lumturisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038871765136719