Pushimet e verës për një pjesë kanë mbaruar dhe për një pjesë tjetër sapo do të fillojnë. Megjithatë, rikthimi në punë është në mendjen e secilit dhe përballimi me të mund të bëhet më i lehtë nëse zbatojmë disa këshilla të vlefshme.
-Së pari, merrni gjërat me radhë. Momenti më i vëshirë është dita e parë e punës. E rëndësishme në këtë ditë është të mos i harxhoni të gjithë energjitë e ekumuluara. Kujdesuni që në zyrë, në tavolinën tuaj të punës të keni një vazo me lule. Ngjyrat ju relaksojnë.
-Bëni planifikimin e ditës. Gjysma e punës që duhet realizuar në një ditë është që në nisje të saj me një plan të menduar mirë e me objektiva të qarta. E rëndësishme është që të kryeni detyrat më urgjente.
-Bisedoni me miqtë. Mos hezitoni që ditët tuaja të bukura në plazh apo vendet e tjera që keni shkuar ti ndani me kolegët. Tregojuni atyre për vendet e mrekullueshme që keni vizituar, për aventurat dhe se sa jeni kënaqur. Jepuni atyre këshilla të dobishme për destinacionet që keni vizituar. Kjo do ju risjellë në memorie momentet e bukura dhe do jua bëj ditën e parë të punës më të lehtë.
-Bëni ushtrime dhe të dilni në natyrë. Energjitë e marra gjatë pushimeve sigurisht që shterojnë. Ndaj e nevojshme është që të gjeni mundësitë që gjatë një ditë të lodhshme pune të kryeni edhe aktivitet sportive dhe të dilni për një shëtitje në natyrë, veçanarisht pas pune.