INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I keni menduar?! 5 gabimet tipike që i vuani me vite edhe pas ndarjes

I keni menduar?! 5 gabimet tipike që i vuani me vite edhe pas ndarjes

Publikuar më: 23:21 05-11-2018

Të mbyllësh një marrëdhënie dashurie është e vështirë, sidomos kur nuk jeni ju ata që vendosët për t’i dhënë fund. Edhe pse ndoshta nuk keni qenë ju fajtori apo fajtorja që marrëdhënia juaj ka përfunduar, sërish ndonjëherë e fajësoni veten për mënyrën se si shkuan gjërat. Ajo që iku, nuk mund të rregullohet, por kini kujdes me veprimet që bëni pas ndarjes. Ka disa sjellje të çifteve pas ndarjes që ne ua sugjerojmë të mos i bëni më:

Bëheni histerik

Kur dikush po ju lë, ju duket sikur situata nuk ka si të bëhet më keq, prandaj ju vendosni t’i thoni atij/asaj çdo gjë që ju mendoni. Kur jeni të nervozuar madje thoni edhe gjëra ofenduese që ai ose ajo nuk i meriton pavarësisht se po ndahet nga ju.

Të pretendoni se do të mbeteni miq

Kur dikush po ju lë, mund edhe t’ju kërkojë që të mbeteni miq. Ata ju kërkojnë këtë gjë në mënyrë që të mos ndihen fajtor dhe duan dikë pranë vetes që i do. Nëse bini dakord që të mbeteni miq me ish-in, do të thotë se kjo histori nuk ka mbaruar ende. Kjo gjë do t’ju lëndojë juve pasi gjithmonë do të keni shpresa se do të ktheheni me ish-in dhe kjo gjë do t’ju privojë juve për të gjetur dikë tjetër.

Të kërkoni dhuratat që i keni dhënë

Disa njerëz kanë shumë ankth dhe urrejtje pasi ndahen. Ata ndihen të përdorur dhe kërkojnë kompensim. Kjo i bën ata që t’i kërkojnë dhuratat që mund t’ju kenë bërë. Kujdes: Edhe pse po ndaheni është më mirë të lini tek partneri apo partneja juaj imazhin e një njeriu të mirë. Ato dhurata nuk do t’ju hyjnë në punë, kështu që më miri t’i lini pa i marrë.

Kërkoni një arsye për të komunikuar

Një libër i harruar ose rrobat që mund të keni lënë në shtëpinë e tij, janë një arsye e mirë për të folur. Mos e ushqeni veten me shpresa të kota, pasi sapo të merrni gjërat që keni harruar, ai ose ajo nuk do të kujtohet më për ju, nëse ka vendosur të ndahet përfundmisht nga ju.

Të tregoni vuajtjet në rrjetet sociale

Nëse publikoni shprehje apo këngë të dhimbshme në rrjetet sociale kjo gjë nuk do t’ju bëjë të ndiheni mirë. Ju kërkoni t’i tregoni atij ose asaj se po ndiheni keq, por ndërkohë harroni që këto postime i shikojnë edhe njerëzit që nuk ju duan juve dhe mund të gëzohen me faktin se nuk jeni mirë, sipas revistaclass. Më mirë bëni diçka për veten tuaj që të ndiheni më mirë pas ndarjes sesa bëni veprime për t’i rënë në sy.

Article Logic
Execution time: 0.0035498142242432