Me gjithë freskimin e lehtë të motit në ditët e para të tij, shtatori dhe gjithë vjeshta, vijojnë me temperatura të larta. Muaji shtator do të ketë ditë ku temperaturat do shënojnë rreth 30°C, më të shpeshta në gjysmën e parë të tij. Nga pikëpamja e reshjeve, shtatori vijon në kushtet e thatësirës duke përjashtuar, reshje të përkohshme kryesisht në zonat malore. Reshjet tipike të vjeshtës priten të vijnë në tetor – nëntor, dhe kryesisht në trajtën e stuhive me reshje intensive.