Jurgen Pecnikaj, 25 vjeçari me origjinë nga Tropoja ishte i ftuar në Soiree me Jonida Shehun për t’i dhënë tjetër atmosferë studios me muzikën e tij me çifteli. Jurgeni është i njohur për talentin e tij në muzikë dhe që hitet botërore i shndërron në versionin më perfekt në çifteli.
Talenti i tij ka tërhequr edhe vëmendjen e Daddy Yankee dhe Bebe Rexhës, të cilët kanë shpërndarë videot teksa shfaqej Jurgeni duke performuar muzikën e tyre më çifteli. Pikërisht për këto suksese ai ka folur në Soiree, ndërsa Eni Shehu ka arritur të zbulojë edhe detaje të tjera që nuk i dinim për të.