Edi i kërkoi falje Adës, e surprizoi në studio dhe në fund e refuzoi! Nuk dihet se çfarë po ndodh me konkurrentin, por veprimet e tij i kanë bërë lëmsh të gjithë. Në puntatën e sotme të “Përputhen”, ai i bëri Adës një surprizë shumë romantike, e më pas dyshja kërcyen së bashku në studio. Mirëpo, teksa Ada e ftoi në takim, ai e refuzoi publikisht. “Edi e refuzon….edhe pse të kam kërkuar falje”, u shpreh ai.