Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvija është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit.
Një prej tyre e ka akuzuar për operacione plastike në fytyrë.
“Pse ke bërë operacione në fytyrë?”, i ka shkruar ajo.
Selvija e ka mohuar duke i thënë:
“Gëzohem që mendon se kam bërë operacione, hahahaha. Po edhe nëse do bëja, s’kam pse të të jap ty llogari”.
Ndërkohë, një tjetër i ka shkruar: “A i ke buzët e bëra?”.
Selvija: Jo zemër, s’kam asgjë të bërë, sidomos tani në shtatzëni që është e ndaluar. Por që i kam qejf t’i bëj, ndoshta pas shtatzënisë, pak për korrektim.