Që nga momenti që Sinan Hoxha dhe Andrra Destani lidhën kurorë ata u kthyen në një nga çiftet më simpatik dhe të dashur në sytë e publikut dhe pothuajse çdo lëvizje e çiftit ngjallë interes.
Së fundmi Sinani dhe Andrra kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin "n'Kosovë show", së bashku me Sabri Fejzullahun dhe bashkëshorten e tij Nera.
Ajo që ka bërë përshtypje ishte kërkesa e moderatorit i cili në fund i ka kërkuar Sinanit dhe Andrrës të putheshin. "Unë jam përpara 'prindërve' të mi këtu. Do i marr leje babit dhe mamit tim", është përgjigjur Sinani.
"E lejojmë patjetër", tha Sabriu dhe Nera ndërsa Andrra dhe Sinani dhanë një puthje që u shoqërua me duartrokitje nga të pranishmit.