INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“I kisha flokët si Elton Deda”, Ronela Hajati rrëfen se ka qenë viktimë e bullizmit gjatë adoleshencës

“I kisha flokët si Elton Deda”, Ronela Hajati rrëfen se ka qenë viktimë e bullizmit gjatë adoleshencës

Publikuar më: 10:56 14-10-2018

Ronela Hajati është ajo vajza me vetëbesim maksimal, moskokçarëse dhe që i thotë gjërat troç siç ajo di. Në intervistën e saj të fundit me Rudina Dembacaj ka rrëfyer se ka qenë vitkimë e bullizmit deri në gjimnaz edhe nëse ajo nuk do ta pohonte vetë, ne do ta kishim të gjithë shumë të vështirë për ta besuar. “Isha ajo vajza që rrinte në bankë të parë, më thoshte familja mëso gjithë kohës Isha me një palë syze, me tek vetull, flokët ishin të krehura si Elton Deda, ashtu të gjata se kam qenë metalare. Prandaj gjatë 8-vjeçares dhe deri në vit të parë e të dytë gjimnaz kam përjetuar bulizmin.” – tregoi këngëtarja Ronela Hajati.

Por sigurisht që ajo ka pasur një mënyrë shumë interesante për t’u ‘hakmarrë’ ndaj personave që e bullizonin. Ajo ka treguar se për tetë vite rresht klëndonte të njëjtën këngë në orën e muzikës. “Kam qenë shumë e veçuar, por në aktivite merrja pjesë. Ishin të vetmet momente që unë të dilja dhe të dukesha pak. Mund të them se të gjithë ata që janë talluar me mua, ia kam nxirë jetën në orë të muzikës, këndoja vetëm një këngë 8 vjet rresht dhe jam shumë e lumtur që ia kam bërë këtë. Këngën e Titanikut. Vinte ora e muzikës, thoja, ‘Zyshe mund të dal të këndoj një këngë?’ Vinte pjesa që ulërisja, bërtisja. Në gjimnaz vazhdoja mësoja dhe nuk dija asgjë tjetër nga kjo botë.”- përfundoi këngëtarja Ronela Hajati.

rrr.png

Article Logic
Execution time: 0.003760814666748