Emina Cunmulaj është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë. Ajo është gjithmonë në vëmendjen e mediave dhe shpesh është komentuar për karakterin e saj pa komplekse, gjithashtu dallohet edhe për zemrën e madhe që ka.
Gjestet humane që ajo bën me familjet e varfra që jetojnë në zona rurale është në fakt një shembull që duhet të merret nga kushdo që ka kushte të mira ekonomike.
Është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit jetën e saj të përditshmërisë private ku shpesh në qendër të vëmendjes janë fëmijët e saj, Ella dhe Mia.
Së fundmi, modelja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet në jahtin e saj, e veshur me një fustan blu e hapur e cila i shkon tepër shumë dhe me një filxhan kafe, ku ka lënë këtë shkrim anash fotos:
"Prisni !!!! Pse ndihet kjo shumë kohë më parë ???? Unë nuk mund të jem i vetmi person që ndjehet kështu? ..... Më duhet një pushim tani"- ka shkruar Emina.
Modelja ka marrë shumë pëlqime dhe komente të ndryshme në këtë foto si pozitive po ashtu dhe negative, ku vëmendjen e mori një koment nga një famse të cilës Emine nuk i'a ka përtuar aspak duke e bërë të pendohet për atë ç'ka ajo ka thënë.