Bella Hadid shpeshherë merr rreziqe përsa i takon fushës së modës dhe veshja e mbrëmshme nuk bënte përjashtim.
Në Instagramin e saj, modelja ndau disa foto me fustanin e saj që të linte pa mend. Ajo njoftoi se do të dilte në Paris duke veshur një fustan rozë, me bust të dizenjuar nga Jean Paul Gaultier.
Fustani është miksim i modës së vjetër Hollywood-iane me atë të princeshave Disney. Ajo dukej magjepsëse në këtë fustan të kapur ngushtë tek beli dhe me prerje të ulët.
Gjithashtu në këtë mbrëmje, modelja shpërndau dhe një foto live nga koncerti i të dashurit të saj, The Weeknd dhe mund të themi se dashuria e tyre është më e fortë se kurrë.