Ditën e djeshme bëri bujë lajmi se reperët e njohur Ledri dhe Skivi janë pajtuar pasi ata nuk komunikonin me njëri-tjetrin prej vitesh. Dje ata u fotografuan ku dyshja ishin në një kafene duke diskutuar.
I kontaktuar nga gazetarët Skivi ka treguar se ishte një takim i rastësishëm mes tyre. “Çfarë të them për dje? Ishte një takim i thjeshtë” – tha reperi.
Ndërsa pyetjes për ribashkim ai iu përgjigj: “Kjo pyetje është 1 milionëshe”, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi të dyshes së famshme të hip hop-it.