Të gjithëve iu kujtohet puthja mes dy këngëtareve Madonna-Britney? Epo kjo i përketë të shkuarës, pasi një tjetër puthje ka ndodh dhe ka habitur të gjithë.
Rrjetet sociale do të shpërthenin pas puthjes mes John Krasinski-t dhe Pete Davidson-it në “Saturday Night Live”.
Aktori, John Krasinski, bashkërtoti i aktores Emily Blunt po zhvillonte një monolog nga seriali “The Office”, kur publiku insistoi që ai të puthej me Pam-in, personazh i produktit kinematografik.
Teksa aktorja nuk ishte e pranishme, komediani Pete Davidson, ish-i i Ariana Grande-s u vetëofrua dhe kështu ndodhi puthja!
Menjëherë nisën reagimet e shumta në rrjet, ku teksa një pjesë shkruante se diçka e tillë ishte ajo çfarë u duhej, të tjerë nuk e konsideruan aspak një moment të arrirë televiziv. (Video minuta e 04:10)