Ditën e sotme banorëve të "Big Brother VIP" u është kërkuar të përgatisin programacionin televiziv të “Top Channel”. Ata do vendosin se cilët do të jenë rolet e secilit si dhe temat që do të trajtojnë edhe prezantimin e të ftuarve. Një prej emisioneve që do të realizojnë mund të lidhet Live me emisionin e vërtetë.
Gjatë provës ata po diskutonin për "Për'puthen" dhe Donaldi ka kërkuar mos të ketë asnjë rol aty. Në një bisedë me Beniadën ai është shprehur se nuk e di si janë gjërat jashtë dhe nuk dëshiron të mërzisë askënd, referuar Borës.
Beniada në anën tjetër u shpreh se ai kapitull ka ikur dhe nuk duhet të mendojë më për atë pjesë. Ajo i tha aktorit se gjërat pranohen siç janë, por ai nuk mendon ashtu: "Pranohen, pranohen!", përsërit Donaldi duke nënkuptuar të kundërtën.