INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I lidhur me femër VIP? E pyesin nëse nuk i do femrat pasi s’poston për jetën private, Capital T përgjigjet TROÇ: Shumicën e…[FOTO]

I lidhur me femër VIP? E pyesin nëse nuk i do femrat pasi s’poston për jetën private, Capital T përgjigjet TROÇ: Shumicën e…[FOTO]

Publikuar më: 10:30 06-04-2020

Capital T është padiskutim një ndër meshkujt më simpatikë në shoëbizzin shqiptar dhe shumë i preferuar nga publiku. Ai ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij profesionale, por të themi të drejtën atë personale e ka mbajtur gjithmonë larg publikut për arsye të cilat vetëm Kapo i di.

Gjatë kësaj periudhe karantine, reperi i talentuar u ka dhënë mundësinë fansave të bëjnë pyetjet që duan në Instagram dhe një pjese të tyre, Trimi iu është përgjigje.

Një fans e pyeti se përse asnjëherë nuk poston në lidhje me “relationship” dhe a nuk i do femrat, por Capital T u përgjigj ashtu siç i ka hije një burri.

Reperi u përgjigj duke thënë se i do shumë femrat, më shumë seç duhet, por shumicën e kohës ka pasur të bëjë me femra që se duan famën dhe se kanë merituar presionin e vëmendjes vetëm për faktin se flasin me të. Kështu ai s’ka dashur t’u cënojë privatësinë dhe thekson se të njëjtën gjë do bëjë edhe në të ardhmen. Capital T shtoi se të jesh i famshëm shpesh herë nuk është qejf dhe jo të gjithë e duan këtë.

kapo1.png

 

Por a ka qenë i lidhur Kapo me ndonjë nga vajzat e showbizzit? Ai u përgjigj me ‘PO’, por sigurisht që si një kavalier i vërtetë që është, nuk përmendi asnjë emër.

hry.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036561489105225