Bëri bujë në mediet rozë fotoja e këngëtares shqiptare Fjolla Morina me miliardierin iranian Sasha Sobhani, ish- i dashuri i Morena Tarakut.
Këngëtarja u filmua në shoqërin e iranianit dhe më pas u aludua për një marrëdhënie të mundshme mes tyre, por Fjolla tregoi se ishin vetëm shokë.
Ndërkohë Sasha e ka nxjerrë bllof me një sqarim në Instagram, ku shkruan shqip. Ai thotë se Fjolla i ka kërkuar ta etiketojë në Instagram, dhe e quan vetëm një fanse.
"Sqarim për mediat, përsa i përket videos me Fjolla Morinën, është vetëm një fanse e imja e cila më kërkoi ta bëja tagg në Instagramin tim. Ju përqafoj."- ka shkruar ai.
Por një tjetër pyetje që na vjen ndërmend është se mos ndoshta Morena dhe Fjolla nuk flasin dhe kjo e fundit ia ka bërë për inat këtë kërkesë Sashës. Kjo ende nuk dihet, por dimë të themi se Fjolla e ndjek Morenën në Instagram, ndërkohë Taraku nuk ndjek askënd.