INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I lidhur me këngataren shqiptare? Thumbuan njëri-tjetrin, Jasmina plas ''bombën'' për ndarjen nga Andi: Pas daljes…

I lidhur me këngataren shqiptare? Thumbuan njëri-tjetrin, Jasmina plas ''bombën'' për ndarjen nga Andi: Pas daljes…

Publikuar më: 19:33 14-05-2021

Çifti Andi- Jasmina kanë qenë këto ditë në qendër të vëmendjes, teksa duket se gjërat mes tyre janë mbyllur jo mirë. Ndërkohë, ditën e sotme Jasmina ishte në “Për’puthen” për t’i bërë një surprizë shoqes së saj, Olës, për ditëlindje. E duke qenë se u rikthye sërish në program nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se çfarë po ndodh mes saj dhe Andit. Ajo u shpreh se Andi ndryshoi shumë pas daljes nga emisioni, duke qenë se ka ndikuar shumë fama e vëmendja. Po ashtu, Jasmin u shpreh se Andi nuk i kishte treguar se do të ndihmonte këngëtaren, Diona Fona, për një projekt të ri.

Megjithatë, kur u pyet nëse është penduar që doli me Andin nga emisioni, ajo tha “Jo”, sepse ndjenjat për Jasminën duket se vazhdojnë të jenë të njëjta, por pranoi se është zhgënjyer shumë prej tij.

“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë. Nuk ishin gjërat njësoj pas daljes. Dilnim bashkë, por fjalët ishin të njëjta. Me veprime ishte kundra fjalëve, ndërsa me fjalët ishte ende në dyshim për marrëdhënien. Me veprime tregonte se më donte, ndërsa me fjalë nuk ishte njësoj”, u shpreh Jasmina.

Article Logic
Execution time: 0.0036120414733887