Këngëtari Robert Berisha ka qenë shumë i komentuar së fundmi, pasi u përfol se ishte në një lidhje dashurie me modelen italiane, Maria Bove. Dyshimet lindën kur ata postuan foto e video mjaft intime në rrjetet sociale.
I ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ai u pyet në lidhje me këto poza që u komentuan shumë, pasi u shfaqen duke u puthur në buzë.
“Me Marian nuk kam asgjë. Thjesht kemi qenë miq e vijojmë të jemi. Ajo ka qenë në Kosovë, e doja te emisioni im. Kaq. Nuk kam pas bateri kur e ka postuar atë foto, se do i kisha thënë ta hiqte. Të kishim bërë seks, mirë, po të flitet për një gjë kaq të vogël”, tha Roberti.
Më pas Ervin Kurti e ngacmoi duke i thënë: “Ti pas ndarjes sikur ke bërë shumë shoqe të njohura”, e këngëtari i njohur iu përgjigj: “Gjithmonë i kam pas shoqe, ti e di se edhe djemtë i puth unë”.
Më pas Kurti e ngacmon sërish duke e pyetur nëse e kanë ngacmuar djemtë, e Roberti shprehet: “Unë i marr si komplimente këto që më thua ti, nuk mërzitem”.