Ditën e sotme në media qarkulloi me shpejtësi lajmi se reperi i njohur, Stresi, i ka dhënë fund një herë e mirë lidhjes me Kejsin dhe është hedhur në krahët e modeles shqiptare, Atalanta Kërcyku.
Megjithatë reperi ka reaguar ashpër, duke përgenjështruar të gjitha lajmet.
“Hall të bësh foto me dikë që as nuk e njeh e ta bëjnë dashnore. Jetojmë në Shqipëri, si do shesi media rozë”, shkruan Stresi.
Ky reagim i hedh poshtë të gjitha zërat se reperi është në një lidhje dhe me sa duket ai vazhdon të jetë i fokusuar tek karriera.