Artistë që performojnë pas gjysmës së parë të Super Bowl marrin zakonisht pagesa të cmendura, ndaj kureshtja ishte e madhe edhe për të ditur sesa u paguan dy yjet që ndezën skenën këtë vit, Jennifer Lopez dhe Shakira. Të dyja dhanë maksimumin e tyre dhe për këtë, morën lavdërime nga mediat e publiku.
Por sa u paguan për këtë shfaqje?
Asnjë kacidhe! Dhe kjo në fakt, nuk qenka një anomali, sepse edhe yje të tjerë si Beyonce dhe Bruno Mars praktikisht në pauzën e Super Bowl, kanë punuar gratis. Sipas Forbes megjithatë, NFL shpenzon gati 10 milionë dollar si kosto produksione, duke i ofruar praktikisht performuesve një platforme gjigande dhe falas për t`i bërë një super reklamë punës së tyre!