’Për’puthen’’ po përcillet me skandale edhe pas mbarimit të tij madje të përfolur mbeten akoma edhe konkurrentët e sezonit të parë.
Lulzim Jashari, ishte një nga meshkujt pjesëmarrës në sezoni e pare, i cili më pas u pa pjesë edhe e një formati të njëjtë në Kosovë.
Ditën e djeshme, ish-konkurrenti ka plasur ‘’BOMBËN’’ duke zbuluar se prej 2 vitesh është në lidhje dashurie dhe prej 7 muajsh janë në pritje të fëmijës së parë.
Lajmi u bë i ditur në ‘’kosovë show’’ ku bashkëshortja e tij u fut në studio duke i bërë befasi.
Por ajo që habiti më së shumti ishte deklarata e tij se produksioni ishte në dijeni se ai ishte në lidhje e më pas edhe i martuar.
Nuk dihet vërtetësia e deklaratave të tij drejtuar produksionit.