INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mbaron mandati në krye të KLSH-së, presidenti Meta reagon për Bujar Leskaj: Të qëndrojë deri sa...

I mbaron mandati në krye të KLSH-së, presidenti Meta reagon për Bujar Leskaj: Të qëndrojë deri sa...

Publikuar më: 19:57 09-01-2019

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta nuk ka dekretuar largimin nga detyra si kryetar i KLSH të Bujar Leskaj. Kreu i Shtetit deklaroi se Leskaj duhet të qëndrojë në postin e drejtimit të KLSh deri në momentin që do të zgjidhet kryetari i ri.

“Nëse organi i Kontrollit të Lartë të Shtetit do të përfaqësohej nga një funksionar tjetër dhe jo nga Kryetari i tij, kjo do të zhvishte atë nga mbrojtja kushtetuese dhe ligjore që ka ky institucion dhe në këtë mënyrë do të cenohej integritet dhe pavarësia e tij”, thuhet në letrën që Presidenti Meta i drejton Bujar Leskajt dhe kryetarit të Kuvendit. Po ashtu Presidenti thotë se është duke vlerësuar përzgjedhjen e një kandidature të re, për t’ia propozuar Kuvendit.

Sa i përket refuzimit të kandidaturës së Viktore Tushës, Meta shkruan se ai do të gjejë një emër të ri për t’ia propozuar Kuvendit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898