INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mbijetoi sëmundjes së rëndë, mesfushori rikthehet te Tirana [VIDEO]

I mbijetoi sëmundjes së rëndë, mesfushori rikthehet te Tirana [VIDEO]

Publikuar më: 20:05 12-09-2018

Rasti i tij shkonte përtej futbollit dhe rikthimi në fushat e blerta është një lajm i mirë për të gjithë. Gentjan Muça e fitoi luftën me sëmundjen e rëndë të tumorit dhe tashmë është gati të rikthehet në formën e tij më të mirë. Përmes një video në rrjetet sociale, ka qenë vetë klubi i Tiranës që ka njoftuar rikthimin e qendërmesfushorit të njohur.

Para një viti Gentjan Muça u diagnostifikua me Tumor, por për fat të mirë e ka fituar betejën me sëmundjen dhe tashmë do të jetë i gatshëm të vihet në urdhrat e Ze Marias për ndeshjet e ardhshme në Kampionat dhe Kupë.

Me rikthimin e Gentjan Muçës Tirana fiton një element cilësor më shumë në mesin e fushës, por njëkohësisht do të ketë në fushë një beniamin të tifozëve.

Article Logic
Execution time: 0.0035500526428223