INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mbijetoi sulmit terrorist në Manchester, gjen vdekjen në një apartament në Ibiza

I mbijetoi sulmit terrorist në Manchester, gjen vdekjen në një apartament në Ibiza

Publikuar më: 16:54 18-08-2018

Një britanike e cila i mbijetoi sulmit terrorist në Manchester është gjetur e vdekur në një apartament në Ibiza.

Jodie Leigh Priest  vdiq në mënyrë të papritur pak më shumë se një vit pas bombardimeve që morën jetën e 23 personave gjatë një koncerti të Ariana Grande. Priest, 34 vjeç, u gjet e vdekur në dhomën e saj në apartamentet Ses Savines në qytetin e San Antonio në orën 9 të mëngjesit dje. Policia po pret rezultatet e autopsisë, edhe pse raportet fillestare sugjerojnë se ajo vdiq nga shkaqe natyrore.

nena_1.jpg

Miku i saj më i mirë, Matthew Hewitt, shkroi në një postim në Facebook se ai dhe Jodie kishin mbetur me stres post traumatik ( PTSD )pasi përjetuan sulmin në koncertin e Manchester. Duke thënë se ajo vdiq vetëm disa ditë larg ditëlindjes së shtatë të djalit të saj, ai shkroi: 'Ajo e la djalin e saj të vogël Jake, i cili të martën bën shtatë vjeç.  Ai ishte engjëlli i saj. Ajo e donte atë djalë shumë dhe gjithmonë do ta dojë. Unë vetëm dua të di nëse Jodie është mirë atje lart, sepse tani  zemra ime e thyer “-shkroi ai.

ibiza.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719