INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mbuluar me gjak/ Zbulohet identiteti i 18-vjeçarit të vrarë në Greqi. Për çfarë dyshon policia... [EMRI]

I mbuluar me gjak/ Zbulohet identiteti i 18-vjeçarit të vrarë në Greqi. Për çfarë dyshon policia... [EMRI]

Publikuar më: 12:26 05-12-2018

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me vrasjen e mistershme 18 vjeçarit shqiptar.

Ai është vrarë me armë zjarri në orët e vona të ditës së martë në Kavalla të Greqisë.

Sipas medieve ai quhet Marios Isa, me origjinë nga Leskoviku. 18 vjeçari luante në një ekip futbolli grek. Marios është gjetur i vdekur mbrëmjen e djeshme, i mbuluar në gjakun e tij, ndërsa në dorë kishte një kartëmonedhë 50 euroshe.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policisë pasi kanë dëgjuar të shtënat. I riu është qëlluar dy herë pas shpinës, duke mbetur i vdekur në një cep të rrugës, fare pranë qendrës së qytetit, aty dhe ku kishte banesën.

Dyshimet e para janë për një sherr për çështje trafiku, por policia nuk ka dalë ende me një përfundim zyrtar.

Policia po heton mbi ngjarjen, ndërsa raportohet se kanë shoqëruar një person të dyshuar.

Deri më tani janë marrë në pyetje prindërit e tij. Babai i të riut është punëtor në ndërtim ndërsa e ëma punon në një piceri në qytet.

I riu jetonte prej vitesh në Kavalla dhe do të vijonte studimet e larta përveçse aktivizimit të tij në klubin e futbollit Heracles në Kavalla.

Article Logic
Execution time: 0.0024149417877197