INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mbyllin derën në fytyrë, Tomlinson i drejtohet gjyqit për të birin!

I mbyllin derën në fytyrë, Tomlinson i drejtohet gjyqit për të birin!

Publikuar më: 09:39 30-06-2016

Louis Tomlinson po përjeton një eksperiencë jo dhe aq të lumtur si baba.

Mësohet se ylli britanik i muzikës është shumë i pakënaqur me sasinë e kohës që ish e dashura e tij Brianna Jungwirth i ka dhënë për të takuar të birin Freddie. Për këtë arsye Louis i është drejtuar gjykatës që të fitojë kujdestarinë e përbashkët të vogëlushit 5 muajsh. Burime pranë këngëtarit të One Direction deklarojnë se Briana është treguar e paqëndrueshme kur ka ardhur puna për të lejuar babain e fëmijës së saj që të vizitojë të birin. Dhe të mendosh që Louis i ka marrë me qera Brianna-s një shtëpi në Los Angeles që i kushton diku tek 1 milionë dollarë, si dhe raportohet se i paguan mamasë së djalit rreth 1 mijë euro në muaj si mbështetje financiare. Por duket se edhe po ta paguash ti shtëpinë, përsëri mund të ta mbyllin derën në fytyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0022549629211426