INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I mjaftojnë vetëm 9 minuta, Sadiku debuton me gol në Champions

I mjaftojnë vetëm 9 minuta, Sadiku debuton me gol në Champions

Publikuar më: 10:23 27-07-2017

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Sadiku, debutoi me gol në Champions League, por fatkeqësisht skuadra e tij pësoi humbje në ndeshjen e parë. Astana nga Kazakistani triumfoi me rezultat 3:1 ndaj Legia-s nga Varshava, në ndeshjen e rrethit të tretë kualifikues.

Sadiku u paraqit nga minuta e 70-të për skuadrën polake Legia, por goli i tij nuk mjaftoi për rezultat pozitiv. Ai shënoi në minutën e 79-të. Për vendasit shënuan: Kabananga (36’), Maevskiy (45’) dhe Twumasi (90+4). Sadiku me Legia-n shpresojnë ta përmbysin rezultatin në sfidën e kthimit që luhet në javën e ardhshme.

Article Logic
Execution time: 0.0035991668701172