2 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi me anë të mashtrimit i kanë marrë 4 mln lekë të reja një vajze.
Uniformat blu bëjnë me dije janë arrestuar shtetasit Artan Laçi dhe Skënder Nela, 23 dhe 32 vjeç, është shpallur në kërkim shtetasi me inicialet S.D, 30 vjec dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K.A 28 vjeç dhe K.A., 29 vjeç.
Sipas policisë, grupi prej pesë të rinjve në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë 28-vjeçares Xh.N shumën prej 4 milion lekë të reja. Denoncimi është bërë nga kjo e fundit, ndërsa ngjarja ka ndodhur në zyrën e saj tek ish-Ekspozita.
Po sipas 28-vjeçares, shtetasit K.A dhe K.A e kanë kanosur. Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.