Është arrestuar nga Policia e Elbasanit drejtuesi i mjetit i cili i mori jetën pas një aksidenti 24-vjeçarit Gertjan Haka.
Burime nga uniformat blu bëjnë të ditur se është arrestuar, Hasan Pitja, 60 vjeç.
Arrestimi i 60-vjeçarit është bërë dje në banesën e tij. Po ashtu në banesë i është gjetur edhe mjeti i dëmtuar.
Haka ishte duke shkuar për në punë, mëngjesin e 13 shkurtit, kur u aksidentua për vdekje nga 60-vjeçari, në aksin Elbasan-Metalurgji dhe më pas u largua nga vendngjarja.