Marrëdhënia e tyre është kthyer në armiqësore.
Edhe pse të ndarë prej kohësh, si duket Justin Bieber nuk e duroi dot faktin që Selena dhe The Weeknd të ishin në një lidhje. Këngëtari arriti të rikthehej me ish të dashurën duke na vërtetuar kështu edhe njëherë që dashuria e parë nuk harrohet. Kjo ishte një goditje për këngëtarin kanadez i cili nuk është dorëzuar. Ai ka marrë hak me “mënyrën tradicionale” ndaj ‘armikut’ të tij. Meqë Justin i mori të dashurën, edhe The Weeknd bëri të njëjtën gjë. Ai është parë të shoqërohet me ish të dahsurën e Justin, modelen Yovana Ventura. Ndërkohë që thuhet se ‘hakmarrja shërbehet e ftohtë’, kanadezi nuk e ka ndjekur këtë rregull.