INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I moshuari fatkeq, shteti e gjobit për shitjen e një lope, me paratë do blinte ilaçe…

I moshuari fatkeq, shteti e gjobit për shitjen e një lope, me paratë do blinte ilaçe…

Publikuar më: 10:05 27-05-2016

Edhe atje ku skamja ulërret shteti nuk ndalet. Një i moshuar merr gjobë vetëm se shiti lopën në këmbim të parave të ilaçeve për të birin. Ky rast skandaloz nuk përfundon këtu, ai shiti të vetmen pasuri që kishte dhe me të cilën ushqehente familjen lopën, vetëm për të mbajtur në jetë të birin, të cilit iu hoq ndihma e paaftësisë dhe nuk kishite më para për të blerë ilaçe.
Shteti ka lënë familje fatkeqë në Qukës pa ushqim, duke i hequr dhe mundësinë e vetme paratë e lopës, në vend të sigurojë punë, ndihmë ekonomike apo mundësi për të mbijetuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889